Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se shfaqja “The Best European Show” do të bashkojë talente nga e gjithë Evropa, përfshirë Kosovën, dhe ky shënon një hap të rëndësishëm në projektimin e artit tonë në skenën globale.
Ko-produksioni, provat e të cilit veçse kanë filluar, ka bërë bashkë Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta.
Aktorët Armend Smajli dhe May-Linda Kosumovic nga TKK, së bashku me kompozitorin Trimor Dhomi, e plotësojnë produksionin me aftësitë e tyre të jashtëzakonshme artistike.
Shfaqja trajton çështjet bashkëkohore evropiane përmes një jurie teatrore që mblidhet të zgjedh shfaqjen më të mirë evropiane, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Datat e premierave në teatro:
Opole – Poloni: 13 tetor 2023
Parma – Itali: 21 tetor 2023
Valeta – Maltë: 9 shkurt 2024
Nova Gorica – Slloveni: 16 prill 2024
Prishtinë – Kosovë: 25 prill 2024