Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se për përvjetorin e 32-të të pavarësisë së shtetit të Ukrainës, kanë organizuar koktej për gazetarët ukrainas e diplomatë për të rikonfirmuar se ne qëndrojmë pranë tyre në këto ditë të rënda që ata po kalojnë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se shqiptarët gjithmonë hapin dyert e zemrën për ata që kërkojnë strehim e janë në nevojë.
Në kryeqytetin e Kosovës bëmë këtë edhe për gazetarët ukrainas e familjarë të tyre të cilët janë detyruar të largohen si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.
Këta gazetarë vazhdojnë të bëjnë punën e tyre falë mbështetjes së shoqërisë sonë.
Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim këta gazetarë dhe gjithë popullin ukrainas.