Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot ka filluar adoptimi i qenve endacakë në kryeqytet.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Tashmë secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar.
Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit.
Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim.
Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre.