Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Digjitalizimi i sistemit noterial tashmë po jetësohet

Gus 29, 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi memorandum bashkëpunimi edhe me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke përmbyllur ciklin e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me ministritë tjera për digjitalizimin e sistemit noterial.

Ky memorandum i bashkëpunimit, i cili ka për qëllim mundësimin e qasjes së noterëve në të dhënat e Sistemin e Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë që mirëmbahet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës mundëson përcaktimin e procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimin e rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të të dhënave, si dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve respektive me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimit të noterisë.

Përmes kësaj platforme mundësohet harmonizimi i të gjitha procedurave të brendshme në një sistem të centralizuar e të ndërlidhur që mundëson për noterët qasje më të lehtë në shërbime, informata të sakta e të verifikuara në kohë reale, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM