Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Al-Musaileem: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kuvajtit të zhvillohen në të gjitha sferat edhe atë parlamentare

Gus 30, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Kuvajtit në Kosovë, Faisal Al-Musaileem.

Në frymën e marrëdhënieve miqësore mes popujve dhe shteteve tona u theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, sidomos sa i përket hapësirës për zhvillim të mëtejshëm në investime dhe shkëmbime tregtare.

Kryetari Konjufca uroi ambasadorin Al-Musaileem për detyrën e re dhe i shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kuvajtit ndaj Republikës së Kosovës, për qasjen kontribuuese në sferën e politikës së jashtme, në veçanti për përkrahjen e aspiratave të shtetit tonë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ambasadori Al-Musaileem e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kuvajtit duhet të zhvillohen në të gjitha sferat, përfshirë edhe fushën parlamentare.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit dhe ambasadori kuvajtian diskutuan po ashtu mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke konsideruar se marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe nuk janë thjesht pikëmbërritje e përmbyllur por një potencial i rëndësishëm për avancimin e raporteve të gjithanshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM