Policia bën të ditur se viti i ri shkollor fillon në shtator dhe fëmijët sërish bëhen pjesëmarrës aktiv në trafik.
Policia thonë që fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet e mundshme në rrugë, prandaj siguria e tyre duhet të jetë shqetësimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët.
Në vitin 2022 në trafik jetën e kanë humbur 106 persona, prej tyre 5 kanë qenë deri në moshën 12 vjeçare, 7 kanë qenë nga mosha 13 deri 18 vjeçare dhe 94 kanë qenë mbi moshën 19 vjeçare.
Në vitin 2022 në trafik janë lënduar 14,714 persona, prej tyre 787 kanë qenë deri në moshën 12 vjeçare, 962 kanë qenë nga mosha 13 deri 18 vjeçare dhe 12,965 kanë qenë mbi moshën 19 vjeçare.
Për të minimizuar këto shifra dhe për të kontribuar për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik vecanërisht të fëmijëve, përgjegjës jemi të gjithë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.