Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI, Vier Pfoten Kosova dhe Fondacioni për drejtat e kafshëve nënshkruajnë memorandum

Sht 7, 2023

Koordinimi i përpjekjeve për të shumëfishuar ndikimet e veprimeve, masave dhe projekteve të ndërmarra për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për tema si mirëqenia e kafshëve dhe mbrojtja e mjedisit, është qëllimi i Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe organizatave Joqeveritare Vier Pfoten Kosova dhe Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve.

Përmes këtij Memorandumi synohet të ndihmohen aktivitetet edukative shkollore dhe jashtëkurrikulare, që gjeneratat e reja të jenë shumë më të ndërgjegjësuara për mjedisin, kafshët e egra, kafshët shoqëruese dhe qentë endacakë.

Palët nënshkruese të Memorandumit janë zotuar të bashkëpunojnë për ofrimin e sesioneve edukative dhe trajnuese mbi tema të mirëqenies së kafshëve dhe edukimit mjedisor në shkolla, si dhe jashtë objekteve shkollore.

Ndër të tjera, Memorandumi synon identifikimin e zgjidhjeve potenciale afatgjata për të përmirësuar edukimin në lidhje me mirëqenien e kafshëve, mbrojtjen e mjedisit, dhe shmangien e rrezikut potencial për fëmijët dhe qytetarët nga kafshët endacake, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM