Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Shoferët që zhvillojnë shpejtësi të lartë u shqiptohen gjoba dhe u ndalohet drejtimi i automjetit

Sht 8, 2023

Drejtuesve të automjeteve që zhvillojnë shpejtësi më të lartë se sa shpejtësia e lejuar u shqiptohen gjoba dhe u ndalohet drejtimi i automjetit në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Kijevë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar dy automjete, ngasësit e të cilave në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h kanë drejtuar mjetin me shpejtësi prej 200km/h, respektivisht 177km/h.

Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesve të këtyre automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, me ç’rast apelojmë tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në rrugë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM