Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci pritet nga ministri i Mbrojtjes, Peleshi, diskutojnë për planet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Sht 9, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë rast, ministri Maqedonci u prit nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ku përtej simbolikës, rezultoi me një diskutim të frytshëm mbi situatën aktuale gjeopolitike, bashkëpunimin e shkëlqyer, tashmë të dyfishuar në fushën e edukimit e trajnimeve, të cilën po punohet që të thellohet edhe më tutje, planet afatmesme dhe afatgjata në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me theks të veçantë mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në nismat rajonale dhe integrimin euro-atlantik.

Nga ana e tij, ministri Peleshi ritheksoi se Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë është e përkushtuar të rrisë numrin e aktiviteteve të përbashkëta me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, me synimin e përbashkët ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM