Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj një fëmije në një çerdhe në Fushë Kosovë.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga pamjet e dhunës së ushtruar ndaj një fëmije në këtë institucion parashkollor duke thënë se dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.
Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.
Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme.
MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve.