Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar është shpallur thirrja për mbështetje financiare për doktoratë për studentët të cilët ndjekin studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë sipas listës “Shanghai” të vitit 2023.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se shuma e kësaj mbështetje financiare është 8,500 euro dhe se Konkursi vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh promovimin e barazisë gjinore, etnike, fetare dhe racore.
Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit.
Po ashtu, studentët që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës.
Thirrja do të jetë e hapur nga data 19.09.2023 deri më 03.10.2023, ora 16:00.
Detajet më të hollësishme mund ti gjeni në këtë link: https://shorturl.at/hCT19