KESCO bën të ditur se sipas Zyrës së Statistikave të Komisionit Evropian (Eurstat), Kosova kishte bindshëm çmimet më të lira të energjisë elektrike në Evropë, për vitin 2022, kur edhe janë bë matjet e fundit vjetore.
Çmimet mesatare për shpenzimin mesatar të konsumit janë 6 cent për kilovat/orë që është afro 25 për qind më lirë se e dyta më e lira, që është Serbia me çmim 7 cent për kilovat/orë.
Shqipëria, Bosna e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë çmimet nga 8 cent për kilovat/orë apo më tepër se 35 për qind më shtrenjtë se në Kosovë. Maqedonia e Veriut është edhe më e shtrenjtë, duke shënuar çmimi prej 10 cent për kilovat/orë që i bie afro 70 për qind më shtrenjtë se Kosova, thuhet në postimin në Facebook të KESCO.