Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shumë të rinjve kosovar migrimi u imponohet si ambicje për të ardhmen

Mar 21, 2017

Ardita Abazi është vetëm një prej shumë të rinjëve që viteve të fundit u shpërngulën nga Kosova. Ajo në moshën 23 vjeçare shkoi në Kanada ku edhe filloi jetën nga e para.

“Unë kam punuar që nga mosha 18 vjeçare dhe do të thoja se gjetja e një vendi pune nuk ishte shumë problem për mua aq sa ishte pagesa në fund të muajit. Kushtet e vështira dhe mënyra e jetesës më ka nxitur të marrë rrugen drejt Kanadasë. Edhe pse isha shumë e re, për më tepër paragjykohesha se isha vajzë e po udhëtoja e vetme në skajin tjetër të botës, nuk u ndala të realizoja ëndërrat e mia të cilat nuk munda gjatë kohës kur jetoja në Kosove”, thotë ajo.

Kjo mendësi nuk është gjithaq e rrallë në mesin e kosovarëve të rinj. Albert Gashi, 22 vjeçar, thotë se edhe pse është në përfundim e sipër të studimeve në Universitetin e Prishtinës, synimi i tij për të ardhmen është të jetojë diku larg Kosovës.

“Sot, po të më ofrohej mundësia do të largohesha nga vendi ku po jetoj. Si fillim, në fakultetin ku studioj ka mungesë të praktikës së asaj çfarë kam për qëllim të punoj në të ardhmen, gjë e cila është primare në mënyrë që dikush të ushtrojë vet profesionin/pasionin e tij”, thotë ai.

Sipas tij, ajo çfarë e shtyen me shumë që ta sheh veten duke krijuar një jetë të re jashtë Kosovës është mungesa e vendeve të lira të punës.

“…planet e mia të së ardhmes nuk janë fare të realizueshme në Kosovë. Këtu si pikënisje, nuk ka vende pune dhe edhe sikur të kishte vende të lira të punës do të ishtë vështirë që të jesh ti ai që përzgjidhesh. Po ashtu, edhe sikur të e fitoj një vend pune, paga është shumë e ultë për standardin e jetesës në vendin tonë”, shton Gashi.

Për po të njëjtat arsye, T.E. 27 vjeçar i cili ka përfunduar studimet master në ekonomi në Universitetin e Prishtinës, dhe i cili nuk e përjashton edhe përfshirjen në politikë si karrierë, aktualisht e sheh Zvicrën si destinacion për realizimin e planeve të së ardhmes.

“Arsyeja kryesore për migrim janë kushtet e pavolitshme ekonomike në vendin tonë dhe papunësia; është fjala të punosh në lëminë tënde të studimit. Përndryshe, planifikoj të jetoj në Zvicër pasi që së pari mundësia e studimeve për doktoraturë është shumë më lirë dhe me lehtë sesa te ne”, thotë ai.

Nga një Raport i Migrimit Kosovar në vitin 2014, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), del se numri i popullsisë emigruese ishte rreth 820,000. Kryesisht emigruan të rinjë të grup-moshave 25-44 vjeç që përbënin 47.2% të popullsisë emigruese, ndërkohë që dominonte grup-mosha 30-34 me 12.7%. Shtetet të cilat kosovarët më së shumti zgjedhin si destinacion janë Gjermania me 35.25 përqind dhe Zvicra me 22.94 përqind.

Sipas po këtij hulumtimi, faktorët kryesor shtytës të emigrimit ishin të ndryshëm: bashkimi familjar (46%), faktorët socio-ekonomik (35%) pa anashkaluar atë politik dhe arsimim më të mirë.

Sipas statistikave të fundit të ASK-së, në vitin 2015 vetëm 25.2% nga numri i përgjithshëm i popullsisë në moshë pune ishin të punësuar.

Një hulumtim i përfshirë në Raportin e Zhvillimit Njerëzor të Kosovës të UNDP-së, i bazuar në anketimin e qytetarëve të moshës 18-36 vjeç, nxjerr se rreth gjysma e respodentëve kanë në plan të emigrojnë.

Në këtë mënyrë, E.K. 23 vjeçare nga Komuna e Lipjanit edhe pse asnjëherë nuk ka menduar të emigroj, thotë se së fundi rrethanat në të cilat po jeton po e bëjnë atë që të marrë vendime ndryshe prej çfarë ajo dëshiron.

“Kurrë nuk kam menduar të jetoj diku pos Kosovës, sepse nuk ma don zemra. Mirëpo, unë kam diplomuar dhe ende nuk kam gjetur një vend pune për atë çfarë kam studiuar edhe pse jam në kërkim që sa kohë. Kështu që kjo më ka bërë që unë të aplikoj për në Gjermani ku do të më pret diçka më e mirë”, shpreson ajo.

Fatbardha Terpeza

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM