Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka dënuar në mënyrën më të ashpër të mundshme sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur.
Borrell ka thënë se të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen, autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.
Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës, këto sulme duhet të ndalen menjëherë.
Ai më tej tha se EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.
Borrell ka thënë se BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës, thuhet në komunikatën e Zyrës së Bashkmimit Evropian në Kosovë.




