Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Lavdi Afrim Bunjakut, zotohemi që rrugën që ai e ndriti me punën dhe flijimin, do ta vazhdojmë pa kompromis

Sht 24, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë nga sulmi i bandave kriminale e terroriste ndaj Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, për t’iu shprehur atyre ngushëllime për humbjen e më të dashurit të tyre në krye të detyrës.

“Bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashanin, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën, dhe kolegë të të ndjerit, Afrim Bunjaku, sot erdhëm që të shprehim ngushëllime si Qeveri e Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri, i cili theksoi se pikëllimi është i thellë, dhembja është e madhe por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit.

Kryeministri tha se në betejën e Kosovës për rend, ligj dhe kushtetutshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë pa dallim, kundër kriminelëve dhe terroristëve të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht nga Serbia, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës.

Kryeministri Kurti në fund tha se të gjithë ne zotohemi që rrugën të cilën ai e ndriti me punën e angazhimin po edhe me sakrificën e flijimin, ne do ta vazhdojmë pa kompromis, “Lavdi Afrim Bunjakut, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

Bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashanin, Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën, dhe kolegë të të ndjerit, Afrim Bunjaku, sot erdhëm që të shprehim ngushëllime si Qeveri e Republikës së Kosovës.

Pikëllimi është i thellë, dhembja është e madhe por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend, ligj dhe kushtetutshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë pa dallim, kundër kriminelëve dhe terroristëve të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht nga Serbia, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës.

 

Lavdi Afrim Bunjakut, dhe të gjithë ne zotohemi që rrugën të cilën ai e ndriti me punën e angazhimin po edhe me sakrificën e flijimin, ne do ta vazhdojmë pa kompromis. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM