Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott me të cilin diskutuan për çështje të ndryshme të sistemit shëndetësor në vend.
Gjatë këtij takimi, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin lidhur me angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e programit legjislativ, ku përfshihen projektligjet dhe udhëzimet administrative të cilat do të krijojnë parakushte për avancimin e sistemit shëndetësor në vend. Pjesë e diskutimit ishte edhe draft ligji për sigurimin shëndetësor, pas konfigurimit të një sistemi informativ shëndetësor bashkëkohor.
Njëkohësisht, Vitia e njoftoi ambasadorin Abbott edhe lidhur projektet infrastrukturore të cilat do të realizohen me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, lehtësimit të qasjes për qytetarët dhe shtimin e shërbimeve të reja.
Ambasadori Abbott shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe për përkrahje në programet të cilat do të mundësojnë avancimin e njohurive të profesionistëve shëndetësor nga përvoja e ekspertëve të Britanisë së Madhe, si dhe në fushën e hartimit të një legjislacioni që siguron shërbime sa më të mira për qytetarët, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.