Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama dhe Gashi nënshkruan marrëveshje për projektin të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”

Sht 26, 2023

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se sot u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit në mes kryetarit Përparim Rama dhe kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, për realizimin e projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje në mes palëve nënshkruese është sigurimi i lokacionit për projektin e Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”, në fshatin Shkabaj (Hadë e Re), e cila sipas ekspertëve të fushës eshtë përcaktuar si vend ideal për realizimin e këtij projekti.

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Bashkëpunim Ndërkomunal, këto marrëveshje do t’u dërgohen për shqyrtim dhe miratim, Kuvendeve Komunale të Komunave respektive.

Me këtë rast, kryetari Rama tha se realizimi i këtij projekti strategjik është i një rëndesie të veçantë për qytetarët e Kryeqytetit dhe për Komunën e Obiliqit, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM