Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca pret në takim drejtorin e FES, vazhdim i bashkëpunimit në fusha me interes për Kosovën

Sht 27, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim njoftues drejtorin e ri të Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Peter Hurrelbrink.

Kryetari Konjufca i uroi suksese në detyrën e re Hurrelbrink, derisa vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Fondacionit FES për institucionet shtetërore në forcimin e demokracisë, barazisë sociale, bashkëjetesës ndëretnike, si dhe ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin politik të të rinjve dhe grave.

Drejtori i Zyrës së FES, Peter Hurrelbrink, shprehu falënderime për pritjen dhe ritheksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM