Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Miratohet emërimi i tre anëtarëve të rinj të KSHC-së

Sht 28, 2023

Në mbledhjen e 162-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar emërimi i 3 anëtarëve të rinj në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Pas skadimit të mandatit të 4 anëtarëve vendorë, është shpallur thirrja publike për nominimin dhe vetnominimin e anëtarëve vendorë të KSHC-së. Komisioni ka vlerësuar aplikimet dhe nga 13 kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet, ka rekomanduar me përparësi 6 kandidatë.

Në bazë të kompetencave, ministrja Arbërie Nagavci ka paraqitur për miratim në Qeveri anëtarët si në vijim.

-Mirlinda Batalli-Zhubi, doktor shkence e cila vjen nga fusha e drejtësisë dhe është profesoreshë e rregullt në Universitetin e Prishtinës, me mbi 20 vite përvojë.

Profesoresha Batalli ka përvojë në procese të vlerësimit të sigurisë si anëtare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA; ka përvojë në aktivitete në sundimin e ligjit me organizata ndërkombëtare dhe ka qenë e angazhuar si pikë kombëtare e kontaktit për Programin e kërkimit shkencor Horizon Europe te BE 2015-2019.

-Avni Berisha, doktor shkence në fushën e Kimisë dhe është profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës, me 17 vite përvojë pune në institucionet e arsimit të lartë. Ka një numër të konsiderueshëm të certifikimeve dhe trajnimeve në fushën e shkencës, vendore dhe ndërkombëtare. Profesori Berisha në platformën Scopus ka 133 publikime shkencore me H-Index 31.

-Jetmir Haxhibeqiri, doktor shkence nga fusha e Shkencave Kompjuterike, aktualisht i angazhuar si hulumtues i lartë në institucione të arsimit të lartë jashtë vendit. Zotëri Haxhibeqiri ka bërë 2 aplikime në patenta në nivel evropian dhe ka përvojë në fushën e përgatitjes së planprogrameve dhe sigurimit të cilesisë në fushën e shkencave kompjuterike. Në Platformën Scopus ka 47 dokumente publikime shkencore me H-Index 13.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të vazhdojë mbështetjen për punën e pavarur profesionale të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe Këshillit Shetëror të Cilësisë me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.

Aktualisht janë 5 anëtarë në KSHC prej tyre 3 ndërkombëtarë dhe 2 vendorë, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM