Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vlera prej 1,123,675.77 euro për 386 fermerë në 14 komuna të Republikës së Kosovës për kompenzimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore për 82% të vlerës.
Ky veprim është pjesë e procesit të kompenzimit të dëmëve në bujqësi të vitit 2022, sipas Raportit të Komisionit Vlerësues dhe atij për Ankesa; pas shqyrtimit të ankesave dhe përmirësimit të raportit nga ana e komunave të cilat fillimisht nuk ju janë përmbajtur udhëzuesit të MBPZHR-së me ç’rast është kërkuar qartësim mes gjendjes faktike dhe asaj të paraqitur në Raportin fillestar, thuhet në postimin në Facebook të MBPZhR-së.