Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale të “mashtrimit”

Tet 3, 2023

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori për Hetime Financiare pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “Mashtrimit” e sanksionuar sipas kodit penal të RKS-së.

Të dyshuarit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje gjatë viteve 2021 – 2022 dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm në regjionin e Ferizajt duke u kërkuar para me qellim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan dhe Poloni, ku kanë kërkuar nga viktimat para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro me qellim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani.

Në bazë të dëshmive të siguruara deri me tani dyshohet se vlera e mashtrimit të përfituar nga të dyshuarit arrin në 80,000.00 (tetëdhjetë mije) euro.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezence të avokateve mbrojtës ku i dyshuari me iniciale (N.L.) me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara (K.L.) është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM