Build Skills with our trainings

Sign up now!

Inspektorët e Kryeqytetit gjobisin me 100 € operatorin ndërurban i cili ka hyrë në qendër të Prishtinës

Tet 5, 2023

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Inspektorët e Kryeqytetit kanë gjobitur me 100 euro operatorin ndërurban i cili ka hyrë në qendër të Kryeqytetit për të zbritur udhëtarët që vinë nga komunat fqinje të Prishtinës.
Aksioni i Inspektoriatit të Kryeqytetit do të vazhdojë gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të parandalojë futjen në brendësi të qytetit të këtyre operatorëve.
Ju lutemi operatorë,
Marrja dhe zbritja e udhëtarëve bëhet në Stacionin e Autobusëve, i cili gjendet në rrugën “UÇK”, Nr.2 në Kryeqytet.
Respektoni në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të juaj sepse ndryshe po shkaktoni tollovi në komunikacion.
Nëse nuk respektohen rregullat atëherë përveç gjobave, do të inicohen procedurat e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të transportit, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM