Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Hapet Prishtina International Vocal Festival

Tet 6, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se është hapur edicioni i 6-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit në Prishtinë me mexosopranon Flaka Goranci dhe ansamblin PriModern të drejtuar nga maestro Kushtrim Gashi.

Edhe këtë vit, me qëllim të inkurajimit të krijuesve të rinj, festivali ka hapur thirrjen për kompozitorë duke i ftuar të shpalosin veprat e tyre para jurisë profesionale të përbërë nga Kushtrim Gashi, kompozitor dhe dirigjent, Lukas Grossmann, kompozitor, Manfredo Gambino, muzikolog, të cilët shpërblyen Dea Ahmën dhe Ersan Januzin.

Në hapje të festivalit ishin të pranishëm ministri Hajrulla Çeku, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ambasadori gjerman Joern Rohde dhe përfaqësues të ambasadave të Zvicrës, Francës, Suedisë dhe Belgjikës. Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM