Komuna e Prishtinës ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes, të mos i djegin hamulloret, sepse do të përballen me ligjin.
Brigada e Zjarrfikësve -Prishtinë janë duke e shuar zjarrin në Barilevë pasi persona të papërgjegjshëm e kanë shkaktuar atë.
Kujdesuni për tokën tonë, mos e dëmtoni duke ndezur zjarre në fusha, male e pyje tona.
Shkaktimi i qëllimshëm i zjarrit konsiderohet vepër penale dhe dënohet rëndë, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.





