Në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, pas trajnimit 12 javorë, u mbajt ceremonia e diplomimit për 36 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative.
Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, Avery –Riffe nga ICITAP- Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.
Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan ministri i punëve të brendshme Sveçla, drejtori i PK-së kolonel Hoxha si dhe eprorë të njësisë special operative.
Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri- tjetrin, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.
Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të territorit të Republikës sonë.
Mirënjohje të gjithëve që në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tonë, tha ministri Sveçla.




