Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia: Beteja kundër rezistencës antimikrobike, përkushtim i Kosovës ndaj idealit evropian

Tet 9, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia së bashku me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, priten në takim përfaqësuesit e ECDC, EFSA, Komisionit Evropian dhe IQLS për të njohur peshën e rezistencës antimikrobike në mbështetjen e parezervë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministri Vitia theksoi se rezistenca antimikrobike nuk është çështje vetëm e sektorit të Shëndetësisë, por kjo rezistencë i përket të gjithëve, përfshirë këtu bujqësinë e mjedisin.
“Rezistenca antimikrobike paraqet një kërcënim serioz për shëndetin global. Si një provë e unitetit tonë, vlerave tona të përbashkëta dhe përkushtimit tonë ndaj idealit evropian, Republika e Kosovës e ka pranuar imperativin për ta luftuar atë me qëllim të ruajtjes së efektivitetit te agjentëve antimikrobikë, andaj duhet të punojmë krah për krah duke siguruar që sistemet tona ushqimore të jenë jo vetëm produktive, por edhe të kenë cilësi e siguri të qëndrueshme dhe të jenë në harmoni me mjedisin”, tha Vitia.
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Peci shtoi se në cilësinë si Ministër i Bujqësisë, njoh rëndësinë kryesore të përdorimit të antimikrobikëve në sektorin tonë bujqësor.
“Është e rëndësishme që të tregojmë maturi në qasjen tonë, pasi shëndeti i bagëtive tona ka një ndikim të drejtpërdrejtë si në mirëqenien e qytetarëve tanë, ashtu edhe në qëndrueshmërinë e praktikave tona bujqësore”.
Ministria e Shëndetësisë deri me tani ka zbatuar dy Plane Kombëtare të Veprimit për Rezistencën antimikrobike, në përputhje me Planin Global të Veprimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Konkluzionet e Këshillit të Evropës për rezistencën antimikrobike.
Sipas Planit të Veprimit për Rezistencën antimokrobike, Qeveria e Kosovës ka investuar rreth 1.5 milion euro për të përmirësuar infrastrukturën laboratorike për mikrobiologjinë klinike në të gjithë sektorin e shëndetit publik.
Në Ligjin aktual për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, në gusht të këtij viti, si nen i veçantë është përfshirë siguria e pacientëve, Rezistenca antimikrobike dhe infeksionet e tjera që ndërlidhen me kujdesin shëndetësor.
Gjithashtu, në vitin 2022, Ministria e Shëndetësisë miratoi Programin e Sëmundjeve Infektive për vitin 2023-2032, i cili adreson 100 rekomandimet  nga Raporti i Vlerësimit Teknik i Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, duke përfshirë rezistencën antimikrobike dhe infeksionet e marra në institucionet shëndetësore, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM