Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave, albanologun Shuflaj, kompozitorin Gjini, shkrimtarin Deshpali

Tet 11, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, i ka ndarë post mortem, Medaljet Presidenciale të Meritave albanologut e historianit kroat, Milan Shuflaj, Vinçenc Gjinit, kompozitor, pedagog dhe figurë e shquar e muzikës shqiptare dhe Shime Deshpalit, muzikolog dhe shkrimtar shqiptar i Arbneshit të Zarës.

Sipas Presidentes Osmani, Milan Shuflaj, është meritor për ndriçimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme në fushën e historisë mesjetare shqiptare, por edhe në fushën kërkimore të albanologjisë.

Ndërkaq Vinçenc Gjini, sipas Presidentes kultivoi traditën tonë të muzikës, sikundër që u mor me studime nga fusha e artit muzikor, duke lënë gjurmë me angazhimin në disa institucione kulturore të Kosovës.

“Nëpërmjet pasionit të tyre dhe punës së palodhshme, ata kanë hedhur dritë mbi aspektet unike dhe shpesh të nënvlerësuara të identitetit shqiptar. Puna e tyre shërben si një urë lidhëse që lidh brezat e kaluar, të tashmen dhe të ardhshme, duke siguruar që thesaret e trashëgimisë shqiptare të mos humbasin”, ka theksuar ndër të tjera presidentja Osmani.

Edhe të dekoruarin e tretë, Shime Deshpalin, muzikologun dhe shkrimtarin shqiptar të Arbneshit të Zarës, presidentja Osmani e vlerësoi për gjithë veprimtarinë e tij jetësore kushtuar muzikës, ruajtjes së traditës shqiptare dhe kultivimit të saj, thuhet në komunikatën për medfia e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM