Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi ku në përfundim të misionit i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për Kosovën.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se në takimin lamtumirës, e ka falënderuar për shërbimin e jashtëzakanshëm dhe se do të mbetet gjithmonë ura lidhëse me Shqipërinë.
Miku ynë, je gjithmonë i mirëseardhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.




