Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për ndryshime në rrjetin e linjave të “Trafikut Urban”.
Nga data 23 tetor 2023, “Trafiku Urban” fillon zbatimin e vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.
Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit të mëposhtëm:
Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30.
Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00.
Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga “Ibrahim Rugova” në Kishnicë.
Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.
Për detaje të plota mbi linjat e ndryshuara ju lutemi vizitoni linkun e mëposhtëm:
https://prishtinaonline.com/uploads/trafikuurban.pdf…