Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar ambasadorin e Suedisë, Niklas Ström ku temë diskutimi ishte situata e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, si dhe angazhimi i përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me qëllim garantimin e paqes së qëndrueshme për të gjithë.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se Suedia ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën në secilën etapë të zhvillimit si shtet.
Bashkëpunimi është i natyrshëm e shumë domethënës për dy shtete si Kosova e Suedia të ndërtuara mbi baza demokratike me synim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.