Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur mesazhin për shoferë “përqendrohu në rrugë”, konkretisht kontrollin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes dhe përdorimin e rripit të sigurisë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.
Në implementimin e këtyre aktiviteteve nga njësitë e trafikut:
- janë realizuar 1,075 pika të kontrollit të automjeteve
- janë kontrolluar 9,128 automjete
- për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 2,926 gjoba
- për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë shqiptuar 193 gjoba
- për mos përdorim të rripit të sigurisë janë shqiptuar 617 gjoba.