Build Skills with our trainings

Sign up now!

Trendafilova shqyrton modifikimin e dënimit të Nasim Haradinajt, shkak sjellja e tij nuk lirohet nga burgu

Tet 17, 2023

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi se ajo do të shqyrtojë modifikimin e vendimit të Nasim Haradinaj për lirimin e tij me disa kushte pasi të marrë raport prej Administratores Fidelma Donlon në lidhje me sjelljen e Haradinaj gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së.

Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me Haradinaj.

Kryetarja mori parasysh se megjithëse veprat penale për të cilat Haradinaj u dënua janë padyshim të rënda duke marrë parasysh efektin mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë (të mundshëm), ishin disa faktorë që mund të peshojnë në favor të modifikimit të dënimit të  tij.

Kryetarja gjithashtu vuri në dukje shprehjet e keqardhjes prej Haradinaj gjatë seancës gojore dhe zotimit të tij për moskryerjen e veprimeve të tjera që  mund të karakterizohen si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sidoqoftë, Kryetarja Trendafilova theksoi se Haradinaj ka precedentë disiplinorë në Njësinë e Paraburgimit  (NJP).

Rrjedhimisht Kryetarja gjykoi se megjithëse Haradinaj ka ndërmarrë disa hapa drejt rehabilitimit, ka ende vend për përmirësim.

Për këtë arsye Kryetarja urdhëroi Administratoren që të paraqesë raport në lidhje me sjelljen e Haradinajt në NJP në të ardhmen brenda një periudhe të caktuar në kontekst të vendimit mbi modifikimin e dënimit të tij.

Vendimi i Kryetares mund të lexohet këtu në faqen e DHSK-së: Procedura për ulje, modifikim ose ndryshim të vendimit sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit është procedurë individuale. Kur personi I dënuar ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai ose ajo plotëson kriterin për shqyrtim për ulje, modifikim ose ndryshim të dënimit, por nuk ka të drejtë që dënimi t’i ulet, modifikohet ose ndryshohet, thuhet në komunikatën për media e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM