Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë.
Qeveria ka miratuar edhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.