Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas bombardimit të spitalit në Gaza, ku mbetën të vdekur qindra viktima civile.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se është e tmerrshme të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Jetët e pafajshme duhet të mbrohen, fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt.