Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca pret në takim ambasadoren e re jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Blitt 

Tet 20, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim ambasadoren e re jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në vend e rajon, marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, si dhe për planet e përbashkëta në funksion të forcimit të mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Me këtë rast, Konjufca e uroi ambasadoren Blitt për detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kanadasë në shtetndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e përkrahjes ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Ambasadorja Blitt e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Kanadasë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM