Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca pret ambasadorin Minxhozi: Marrëdhëniet e dy shteteve vëllazërore duhet të jenë të prioritetit më të lartë

Tet 24, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim të përzemërt, kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Minxhozi për kontributin e jashtëzakonshëm dhe për nivelin e lartë diplomatik të cilin e instaloi, me bindjen se do të jetë shembulli me të cilin do të krahasohet çdo iniciativë dhe përpjekje e ardhshme ndërshtetërore, për vitet që do të vijnë.

Kryetari Konjufca shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për punën e suksesshme të ambasadorit Minxhozi në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

“Vlerësojmë lart angazhimin tuaj në gjithë këto vite në shërbim të interesit të popullit tonë, duke punuar me devotshmëri për afrimin e vazhdueshëm të raporteve mes institucioneve të dy shteteve tona, në të mirë të qytetarëve dhe aspiratave tona të përbashkëta”, tha kryetari Glauk Konjufca.

Ambasadori Minxhozi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë dhe potencoi rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet e shteteve tona vëllazërore duhet të jenë të prioritetit më të lartë dhe të një niveli të padiskutueshëm, përbrenda aspiratës së interesave dhe qëllimeve të kombit tonë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM