Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës: Mos hudhni mbeturina jashtë kontejnerëve dhe mos parkoni makinat në trotuare, vijon gjoba

Tet 29, 2023

Komuna e Prishtinës ka Apeluar qytetarët që të kenë kujdes të mos hudhin mbeturina jashtë shportave e kontejnerëve dhe se nuk do të tolerohen as makinat e parkuara në trotuare.

Hudhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve, në trotuar a rrugë është e ndaluar me rregullore dhe ligj.

Hudhja e mbeturinave në këtë mënyrë gjobitet, dhe Kryeqyteti si institucion, duke u bazuar në rregullore e ligje do të përdorë mundësinë e shqiptimit të gjobës sepse një veprim i tillë është i patolerueshëm.

Ju lutemi shumë, të keni kujdes, mos hudhni mbeturina jashtë shportave e kontejnerëve!

Vetëm duke bashkëpunuar, ne mund ta mbajnë pastër mjedisin ku jetojmë.

Shumë shpejt do të vendosen kontejnerët e rinj nëpër lagjet e Kryeqytetit. Po punojmë vazhdimisht që të kemi sa më shumë shporta e kontejnerë për mbeturina, por na duhet patjetër edhe kujdesi juaj që të mos hedhni mbeturina aty ku nuk lejohet.

Nuk do të tolerohen as makinat e parkuara në trotuare. Inspektorët tanë të palodhshëm bashkë me policinë vazhdimisht po punojnë që trotuaret të lirohen nga makinat, ndërsa punëtorët e Drejtorisë së shërbimeve publike do të vendosin pengesa për të mos lejuar parkimin e veturave në trotuare, sepse trotuaret janë për këmbësorë, jo për makina, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM