Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me qëllim të mbështetjes dhe asistencës së disa kategorive të studentëve, ka nënshkruar vendimin për lirimin nga pagesa e banimit dhe të ushqimit në mensë të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se përmes këtij vendimi do të lirohen nga të gjitha detyrimet për pagesën e banimit në konvikte dhe të ushqimit në mensë, kategoria e studentëve si në vijim: Studentët, fëmijët e dëshmorëve; Studentët, fëmijët e invalidëve të luftës; Studentët e familjeve përfituese të asistencës sociale; Studentët me nevoja të veçanta.
Studentët e familjeve përfituese të asistencës sociale, duhet të parashtrojnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kërkesën për lirim përkatës nga pagesa të caktuar me konkurs.
Gjithashtu, nga pagesa e banimit në konvikte të Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të lirohen edhe kategoria e studentëve si në vijim:
Parlamenti studentor i UP-së;
Studentët të cilët janë më shumë se një studentë nga një familje banues në QSP (lirohet një).
Për studentat tanë, do të vazhdojmë angazhimin e përkrahjen e pakursyer.