Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeqyteti lanson fushatën vetëdijësuese “Bashkë kundër trafikimit të qenieve njerëzore”

Tet 31, 2023

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka lansuar fushatën vetëdijësuese “Bashkë kundër trafikimit të qenieve njerëzore” me qëllim të nxitjes e angazhimit të qytetarëve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Me këtë rast, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se Drejtoria e Mirëqenies Sociale, ka ndarë 6 mijë euro për fëmijët lëmoshëkërkues, të cilët janë më të predispozuarit të cilët mund të bien pre e trafikimit.

Është një dukuri që kërcënon fëmijët dhe të ardhmen tanë. Ka fëmijë që në vend të shkojnë në shkolla e t’i ndjekin ëndrrat e tyre, përfundojnë duke shitur ose duke kërkuar lëmoshë. Kryeqyteti ka marrë masa strikte dhe ka ndarë buxhetin në luftën kundër trafikantëve.

“Ofrimi i shërbimeve sociale e arsimore. Kemi krijuar qëndron ditore për këta fëmijë që mund të gjejnë strehim dhe edukim. Mbështetje po ashtu financiare. Sivjet Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka ndarë 6 mijë euro për këta fëmijë. Kemi ofruar hapësira falas për organizata që ofrojnë programe për këta fëmijë. Duam që këta fëmijë të kthehen në familje e në banka shkollore e jo të sillen vërdallë nëpër rrugë. Lufta jonë Kundër Trafikimit me Njerëz nuk përfundon këtu, jemi të vendosur me pasion kundër këtij krimi dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen me neve”, ka deklaruar Rama.

Agron Mehmeti nga sektori i Policisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tha se po ashtu edhe policia është duke punuar vazhdimisht në parandalimin e rasteve të tilla si dhe në luftimin e tyre, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM