Build Skills with our trainings

Sign up now!

GAP prezanton gjetjet e raportit “Planifikimi i dobët i ndërmarrjeve publike qendrore në Kosovë”

Tet 31, 2023

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve të Kosovës”, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, kanë mbajtur konferencë për media, ku janë prezantuar gjetjet e raportit “Planifikimi i dobët i ndërmarrjeve publike qendrore në Kosovë”.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv në Institutin GAP, theksoi se ndërmarrjet publike në Kosovë përballen me një sërë sfidash, sikurse të mbingarkesës më punëtorë, ndikimit politik, nepozitmit, shërbimeve jo të mira, e nënshkrimit të kontratave të dëmshme, të cilat kanë ndikuar që këto ndërmarrje të mos kenë një qëndrueshmëri financiare dhe zhvillim të duhur. Po ashtu, shumë ndërmarrje nuk kanë arritur të zhvillojnë planifikime afatgjata të qëndrueshme, politika korporative të qarta apo planifikim të duhur të nevojës për investime kapitale.

Besart Zhuja, hulumtues në Institutin GAP, tregoi se ky raport i shkurtër i Institutit GAP analizon performancën e tetë ndërmarrjeve kyçe në vend, të cilat realizojnë rreth 82% të të hyrave në këtë sektor, konkretisht të Trepçës, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Ibër-Lepencit, Infrakosit, Trainkosit, Telekomit, Postës dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), kundrejt planifikimeve strategjike të prezantuara në planet e tyre të biznesit në periudhën 2020-2022. Sipas tij, gjetjet vënë në pah një moslidhshmëri në mes të planeve strategjike të NP-ve dhe angazhimit të tyre gjatë një viti. Nga gjithsej 53 objektiva strategjike të cilat këto NP i kanë paraqitur në planet e tyre të biznesit, 68% e tyre nuk janë përmbushur për tre vite me radhë. Ndërkaq 21% objektiva janë përmbushur pjesërisht, derisa 11% janë përmbushur krejtësisht. Për pesë nga shtatë ndërmarrjet qendrore të përshira në këtë punim, të hyrat e realizuara në fund të vitit 2022 ishin më të ulëta sesa planifikimet e përfshira në planin e biznesit.

Bazuar në gjetjet e raportit, Instituti GAP rekomandon që bordet dhe menaxhmentet e ndërmarrjeve publike në Kosovë të vënë fokusin tek planifikimi strategjik, me ç’rast duhet të vënë në funksion mekanizma që sigurojnë monitorimin e realizimit të indikatorëve të përfshirë në planin e biznesit. Gjithashtu, Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike duhet të monitorojë më aktivisht performancën e ndërmarrjeve karshi objektivave strategjike të tyre dhe të kërkojë llogaridhënie si aksionar për arsyet e rezultateve, në rast së të njëjtat janë jo të kënaqshme. Kjo do të ndikonte në agazhimin më të madh në arritjen e objektivave, por edhe që ndërmarrjet, bordet dhe menaxhmenti, të i kushtojnë më shumë rëndësi çështjeve strategjike rreth ndërmarrjes, thuhet në komunikatën për media e GAP-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM