Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Kryeqyteti ka paraqitur Kandidaturën për Qytetin Evropian të Sportit 2024.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kanë mirëpritur këto ditë komisionin vlerësues të ACES Europe për të parë nga afër terrenet tona sportive, angazhimin tonë për fitimin e këtij titulli si dhe mikpritjen e madhe të prishtinasve.
Kjo kandidaturë e Prishtinës nuk është thjesht aspiratë për një tjetër titull, ajo përbën një shpallje të hapur dhe është zotim i qartë për ta krijuar një qytet që përqafon shëndetin, gjithëpërfshirjen dhe elanin sportiv.
Ky titull është katalizatori që na duhet për ta sjellë këtë të ardhme premtuese.