Trafiku Urban -Prishtinë ka bërë Apel për prindërit dhe fëmijët që sot, me rastin e Halloween, të kujdesen që fëmijët të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi.
Trafiku Urban është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët. Në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen, thuhet në postimin në Facebook të Trafiku Urban-Prishtinë.
Ne jemi të lumtur që kemi mundësinë t’ju shërbejmë në përditshmëri, në ditë pune e mësimi, fundjave apo ditë feste.
Për ne siguria e të gjithë udhëtarëve është prioritet.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!