Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2024, me ç’rast për Ministrinë e Mbrojtjes, ushtrinë tonë janë ndarë 153 milionë euro, apo thënë në përqindje, 24% më shumë se në vitin 2023.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në resurse humane, përgatitje të personelit ushtarakë dhe ngritje të kapaciteteve operacionale përmes investimit në armatime, është tregues i qartë që ky sektor ka vëmendjen e duhur dhe do të fuqizohet në vazhdimësi, jo vetëm për të mbrojtur shtetin por dhe për të kontribuar në çdo operacion ndërkombëtar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe paqes.
Më shumë investime në ushtri, do të thotë siguri për qytetarët tanë dhe për Republikën.