Në ambientet e Stacionit Policor në Istog, komandanti i Stacionit Policor nё Istog, kapiten Enver Gashi, ka pranuar donacion pёr “dhomёn mike” e cila do tё pёrdoret nga hetuesit e dhunёs nё familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.
Ky donacion ёshtё dhuruar nga komandanti i brigadёs Perёndimi Kolonel Gabriele Vacca, nё kёtё ceremoni ishte prezent Kolonel Shaban Shala, drejtor i drejtorisё rajonale tё Policisё nё Pejё dhe Kryetari i Komunёs sё Istogut, z. Ilir Ferati.
Policia e Kosovës, do të jetё gjithmonё falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhduar në fusha tё ndryshme dhe atё të sigurisë.
Ky donacion do tё shërbejё pёr punё mё efikase nё “dhomën mike”, nё Stacionin Policor nё Istog, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.






