Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: 172 gra operohen nga kanceri i gjirit

Nën 2, 2023

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është rritur numri i operacioneve të karcinomës së gjirit, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Bazuar në statistikat e kësaj klinike, vetëm këtë vit, deri më tani, janë kryer 172 operacione të karcinomës së gjirit, kurse tërë vitin 2022, ishin kryer 149 raste.

Pacientet që kanë nevojë për operacion pas karcinomës së gjirit, nuk kanë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë vendit, ngase klinika ka numër të mjaftueshëm dhe profesional të mjekëve dhe stafit që kryejnë të gjitha llojet e operacioneve të gjirit.

Për operacion, pas karcinomës së gjirit, nuk ka listë të pritjes dhe të gjitha gratë që kanë nevojë për operacion trajtohen me prioritet nga mjekët e klinikës, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM