Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Frankofonisë që po mbahet në Kamerun

Nën 4, 2023

Me ftesë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po merr pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë, e cila si temë qendrore ka “Qeverisja e mirë: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik dhe kulturor për qytetarët frankofonë”.

Republika e Kosovës është anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe statusin e vet synon ta avancojë në anëtar me të drejta të plota në Samitin e ardhshëm të kësaj Organizate që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.

Në margjinat e kësaj konference dyditore, Ministrja Gërvalla po shfrytëzon mundësinë e takimeve me shumë përfaqësues të shteteve anëtare Frankofone nga Afrika dhe jo vetëm, kryesisht shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, me qëllim lëvizjen e tyre në drejtim të njohjes sa më parë të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM