Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta janë shkatuar dëme të vogla në disa ndërtesa dhe rrugë të Kryeqytetit.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.
Ju lutemi të keni kujdes të shtuar, shmangni në maksimum lëvizjet e panevojshme dhe për çdo rast lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44






