Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se në vend se të bëjë akuza të pabaza drejt Qeverisë, deputeti Lumir Abdixhiku bën mirë të kërkojë nga partnerët e tij të koalicionit që të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që ia siguron 80 milionë euro Termokosit dhe qytetarëve të Prishtinës.
Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se Qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin. Projekti parasheh rritjen e kapacitetit të ngrohjes qëndrore përmes energjisë së ripërtërishme, si dhe zgjerimin e rrjetit në shumë lagje të Prishtinës, me fjalë tjera, financimi për zgjerim të rrjetit ekziston. Nëse është dikush që po bllokon projektet madhore, janë pikërisht partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë.
Por projekti po mbahet i bllokuar sepse nuk po ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare si rezultat i bllokadës nga opozita në Kuvend, e për ratifikim duhen 80 vota.
Pra, nëse është dikush që po bllokon projektet madhore, janë pikërisht partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë.
Qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin.
Projekti parasheh rritjen e kapacitetit të ngrohjes qëndrore përmes energjisë së ripërtërishme, si dhe zgjerimin e rrjetit në shumë lagje të Prishtinës.
Me fjalë tjera, financimi për zgjerim të rrjetit ekziston.
Por projekti po mbahet i bllokuar sepse nuk po ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare si rezultat i bllokadës nga opozita në Kuvend, e për ratifikim duhen 80 vota.
Pra, nëse është dikush që po bllokon projektet madhore, janë pikërisht partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë.
Andaj, në vend se të bëjë akuza të pabaza drejt Qeverisë, deputeti Abdixhiku bën mirë të kërkojë nga partnerët e tij të koalicionit që të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që ia siguron 80 milionë euro Termokosit dhe qytetarëve të Prishtinës.






