Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia kontrollon 31 lokale biznesi në Prishtinë, ngrihen dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi

Nën 7, 2023

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë.

Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar “Urdhëresa për kontroll”, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT.

Në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar si në vijim:

– (31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë.

– (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar.

– (3) Tablet (IPod)

– (11) Airpods

– (1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar)

– (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale:

  • “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
  • “Kontrabandimi i mallrave” dhe
  • “Shmangia nga tatimi”

Lidhur me rastin hetime tjera ende janë në proces dhe autoritetet janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti luftën e pa kompromis kundër krimeve ekonomike, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM