Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë shpallur listën fituese të bursave për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike për vajza në Institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se vitin e kaluar kanë ndarë 40 bursa në këto drejtime ndërsa, këtë vit e kanë rritur numrin në 70, ku në listën e parë fituese kemi 30 nxënëse/vajza të drejtimeve teknike kurse në listën e dytë 40 nxënës të drejtimeve deficitare.
Vlera e bursës do të jetë 500 euro për një vit shkollor.
Si Ministri do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahje për të gjithë nxënësit e studentët pa dallim.
Lista me emrat e nxënësve përfitues:






